Formacionet zyrtare/ Ndeshja e shumëpërfolur do të luhet, ja rreshtimet për Real Madrid-Chelsea

Magjia e Champions League rikthehet përsëri këtë mbrëmje. Real Madrid-Chelsea është sfida e parë gjysmëfinale që do të mbajë të mbërthyer tifozët pas ekranit. Megjithëse u përfol për një përjashtim të madrilenëve për shkak të idesë së krijimit të Superligës Europiane, ndeshja do të luhet si normalisht.

Zidane përballë Tuchel. Trajnerët kanë bërë zgjedhjet e tyre dhe janë gati për të sfiduar njëri-tjetrin në fushë. Reali këtë herë luan me 5 mbrojtës, ndërsa krahët do të ndihmojnë edhe sulmin e “los blancos”. Modriç ka qetësuar Zidane dhe do të jetë në fushë pas atij lëndimi të pësuar pak ditë më parë. Ndërkohë Chelsea nga ana tjetër rreshton Werner, Mount dhe Pulisiç përpara për të kërcënuar portën kundërshtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online