Formacionet zyrtare, Napoli-Juventus/ Shqiptarët e ndjekin nga stoli, ja rreshtimet për Superkupën e Italisë

Në orën 21:00 Juventusi dhe Napoli do të zbresin në fushën e lojës për të bërë të tyren trofeun e Superkupës së Italisë. Në stolat respektivë gjenden dy miq të vjetër, por mbrëmja e sotme i sjell përballë njëri-tjetrit si kundërshtar. Pirlo kërkon trofeun e parë si trajner me bardhezinjtë, që do të ishte edhe mënyra më e mirë për të hedhur pas krahëve dështimin me Interin. Ndërkohë në krahun tjetër të kaltrit e Gatuzos janë të motivuar të festojnë përpara syve të rivalëve të tyre më të mëdhenj.

Skuadrat kanë bërë publike formacionet e tyre zyrtare pak minuta më parë. Shqiptarët e Napolit e ndjekin finalen nga stoli, teksa si Hysaj ashtu edhe Rrahmani nuk janë preferuar nga minuta e parë nga Gatuzo. Në krahun kundërshtar, sulmin e udhëheq Kristiano Ronaldo, ndërsa vihet re rikthimi menjëherë në formacion i Kuadrados, që ka lënë pas Covid-19./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online