Forma e dobët e Sançez dhe dëmtimi i çuditshëm, fajin e ka anësori!

Mançester Junajtid nuk ia doli të evitonte humbjen në shtëpi përballë PSG dhe objektivi për t’u kualifikuar më tej në Champions Ligë është pothuajse i pamundur. Disfata 0-2 është e vështirë të kthehet, por djemtë e Solskjaer nuk kanë asgjë për të humbur dhe do të tentojnë të fitojnë në ndeshjen e kthimit në Francë, pavarësisht se kanë humbur dhe shërbimet e Pol Pogba (u ndëshkua me karton të kuq.)

Aleksis Sançez është lojtari më i paguar i ”Djajve të Kuq”, por kiliani është shumë larg ditëve të tij të arta. Ai u fut në fundin e pjesës së parë në vend të Lingard në ndeshjen përballë ekipit të Tuhel, por pa arritur të lërë shenjë në këtë përballje.

Sulmuesi u kritikua dhe nga trajneri Solskjaer, ndërsa tifozët e kanë humbur durimin me të. Por Sançez ka pësuar një dëmtim të pabesueshme përpara se të futej në fushën e blertë. Siç raportojnë mediat angleze, 30-vjeçari është dëmtuar në nxehje nga… arbitri anësor!

Nxitimi për të kryer sa më shpejt nxehjen dhe për t’u futur në lojë ka sjellë dëmtimin e tij. Gjatë një sprinti, ai është përplasur me Fabiano Pretin, anësorin e ndeshjes. Lojtari ka kërkuar ndihmën e stafit mjekësor dhe forma e dobët në pjesën e dytë ka të bëjë dhe me përplasjen e bërë me arbitrin italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *