“Forca ajrore e Shqipërisë”/ Shihni vlerësimet fantastike për Berat Gjimshitin në Itali: “Heshti Salah”!

Berat Gjimshiti po vazhdon që të bëjë paraqitje fantastike te Atalanta dhe po jep kontribut në arritjet historike të ekipit nga Bergamo. Në ndeshjen e djeshme kundër Liverpulit ka zhvilluar një tjetër sfidë të nivelit të lartë. Liverpuli që nuk mundej që prej 64 ndeshjesh në shtëpi, duke krijuar një kështjellë të pathyeshme në kampionat.

E ndërkohë vjen Atalanta për ta mundur në shifrat 0-2 dhe ku për herë të parë në epokën e Klopit, Liverpuli nuk ka bërë asnjë goditje të vetme në portën kundërshtare. “Tuttomercatoweb” ka bërë një përmbledhje të notave të mediave më të njohura në Itali sa i përket performancës së Gjimshitit. “TMW: 7 La Gazzetta dello Sport: 7.5 Corriere dello Sport: 7.5 Tuttosport: 7 Corriere della Sera: 7”

Pra vlerësimi ka qenë me notën më të lartë për mbrojtësin e Shqipërisë që vetëm pak ditë më parë u vlerësua edhe si mbrojtësi i dytë në Europë që ka fituar më tepër duele ajrore pas Zoumas. Ndërkohë sa i përket vlerësimit të “La Gazzetta dello Sport” për paraqitjen e Gjimshitit kundër Liverpulit ka edhe këtë përshkrim: “Hesht Salah dhe bën detyra të tjera”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online