EKSKLUZIVE/ U largua nga Tirana, Arbi Laçi merr postin e rëndësishëm te Liga Profesioniste e Futbollit

Nga Tirana do të largohej në mënyrë të papritur pas suksesit që arriti në shpalljen e bardhebluve si kampion. Një prej personave që kishte më shumë besim te Egbo dhe protagonisti kryesor që po përgatiste “filizat” e rinj të Tiranës, duke i dhënë aromë gjithë Superiores. Po flasim për Arbi Laçin dhe një histori që tanimë ka kaluar sa i përket largimit të tij nga bardheblutë.

Pushimet duket se kanë marrë fund për ish-drejtorin sportiv i cili do të provojë një tjetër eksperiencë. Këtë herë duke marrë detyrën e Shefit të Sektorit të Garave pranë Federatës. Pra një transferim i bujshëm ky nga ana e Ligës Profesioniste të Futbollit përpara merkatos dimërore, e cila po ndryshon organikën e saj dhe po rrit më tepër ndikimin. Një panoramë e cila u paralajmërua që përpara nisjes së këtij sezoni atje ku ishte Liga Profesioniste e cila vendosi për bojkotimin e Superiores deri në plotësimin e kërkesave drejtuar Qeverisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online