Foneska i zhgënjyer me gabimin e Kumbullës: Një ekip që do Champions League, nuk e pëson këtë gol

Pas serisë së fitoreve Roma është ndalur ditën e sotme nga Parma. Këta të fundit fituan me shifrat 2-0, ndërsa goli i parë do të vinte që në minutën e 9. Ishte një gabim i Marash Kumbullës ai që hapi rrugën e humbjes për verdhekuqtë, duke bërë që mbrojtësi shqiptar të cilësohej një ndër më të dobëtit në fushën e lojës. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes në “Sky Sports”, trajneri Paulo Fonseka ka shfaqur zhgënjimin e tij për gabimin e bërë nga talenti shqiptar.

“Ishte e rëndësishme të shënonim para Parmës. Ne hymë mirë në fushë, por ata shënuan në rastin e parë që ata mbërritën në zonën tonë. Një ekip që dëshiron të shkojë në Champions League nuk mund të pësojë një gol si ky, në një situatë që mund të kontrollohej lehtë. Për mua kishte një mungesë përqendrimi. Nga atje loja ndryshoi.

Nëse ata nuk do të kishin shënuar, me siguri do të kishte pasur një lojë më të hapur. Unë nuk dua një justifikim, ne nuk mund të pësojmë një gol si ky, sepse atëherë gjithçka bëhet më e vështirë. Është gjithashtu e vërtetë që nuk e kthyem topin shpejt, kështu që është e vështirë të kalosh një ekip që mbron veten me shumë lojtarë”, ka thënë Fonseka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online