“E pashë në IPad”, Murinjo bën komentin epik për penalltinë: Vetëm një tifoz me abonim sezonal i Arsenalit…

0

Zhoze Murinjo vazhdon të bëjë “the special one” në intervistat e tij. Totenhemi humbi derbin me Arsenalin dhe ishte një gol nga penalltia i Lakazet që i dha 3 pikët “topçinjve”. Një 11 metërsh ky që nuk ka kaluar pa polemika. Trajneri portugez nuk pajtohet me vendimin e arbitrit, teksa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes bën komentin epik. Sipas tij vetëm një tifoz i abonuar i Arsenalit mund të mendojë se kishim të bënim me një penallti.

“Ajo çfarë pashë është se nga stoli kam thjesht një ndjenjë, por jam 40-50 metra larg. E pashë menjëherë në IPad. Kështu që mendoj që arbitrat kanë një punë të vëshitrë ndonjëherë. Nuk u ankova sepse ai është më afër se unë. Por kur e pashë në IPad… Nëse dikush ka një mendim tjetër duhet të jetë një tifoz i madh i Arsenalit me një abonim sezonal. Është i vetmi person që mund të pranojë një pikëpamje tjetër, sespe është pasioni ai që flet. Përveç këtij nuk pranoj se ndonjë tjetër mund të ketë një pikëpamje ndryshe, sepse është shumë e qartë”, ka thënë Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.