VIDEO/ I gjithi për tu shijuar! Me finte dhe mes këmbëve të mbrojtësit, goli i Lamelas është “ilaç për sytë”

Arsenali ka fituar derbin e Londrës përballë Totenhemit, duke i mposhtur me shifrat 2-1. Të parët që tundin rrjetën janë Spërsat, që në minutën e 33-të sjellin një magji të gjithën për tu shijuar. Lamela gjendet në zonën e skuadrës së Murinjos, ku sapo sheh topin të gjendur pranë tij nuk e mendon dy herë të shënjestrojë portën.

Por mënyra e ekzekutimit të goditjes është e gjitha në një tjetër nivel. Me finte dhe mes këmbëve të kundërshtarit, Lamela e dërgon topin në cepin e shtyllës së mbrojtur nga gardiani i Arsenalit. Një gol që është thjesht “ilaç për sytë“ e të gjithë tifozëve dhe padyshim mund të konsiderohet ndër më të bukurit e sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/_paulo_andrade_/status/1371174458917027850

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online