Juventusi vazhdon punën për afrimin e Kristiano Ronaldos dhe ndërkohë pjesë e planit për të gjetur fondet për portugezin janë edhe shitjet e rëndësishme.
Shitja e parë është nga ato që do të ngjallë debate, sepse gazetari Paolo Barxhixha i Sportmediaset zbulon se kampionët e Italisë i kanë shitur qendërmbrojtësin Daniele Rugani Çelsit.
@juventusfc ha ceduto @DanieleRugani al @ChelseaFC per 40 mln. Venerdì festa di saluti del giocatore a Lucca con amici. @Miralem_Pjanic rinnova e resta. @sturaro_stefano trattativa con @FoxesofLCFC @PremiumSportHD
— Paolo Bargiggia (@Paolo_Bargiggia) July 10, 2018
Bëhet fjalë për 40 milionë euro, shifër goxha e rëndësishme, që Çelsi e ka paguar pasi trajneri i ardhshëm Mauricio Sarri ka këmbëngulur. Kjo për faktin se mbrojtësi 23-vjeçar e ka pasur kulmin e vet tek Empoli, pikërisht me Sarrin si trajner, ndërsa në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e Juventusit, por ka luajtur pak, edhe pse ka vite që është pjesë e kombëtares italiane.
Fundjavën e ardhshme Rugani do të niset për në Londër, por nuk do të largohet Miralem Pjaniç, i cili gjithashtu kishte oferta të rëndësishme, por ka vendosur të rinovojë me Juven. Nga ana tjetër, pitet të largohet mesfushori rezervë Stefano Sturaro, i cili është në bisedime me Lester Sitin në Angli.