Champions League/ Drita dhe Shkëndija zbresin në fushë

Plot 3 skuadra shqiptare do të na përfaqësojnë në Champions këtë edicion. Përveç Kukësit që është përfaqësuesja e Shqipërisë, edhe Shkëndija ka dalë kampion në Maqedoni dhe Drita në Kosovë. Tre skuadra që do të provojnë të na bëjnë krenarë në Ligën e Kampioneve.

Kukësi zbret nesër në fushë, ndërsa sot është radha e Dritës dhe Shkëndijës për të zhvilluar ndeshjet e para. Kuqezinjtë kërkojnë kualifikimin ndaj Nju Seints, që vjen me statusin e kampiones së Uellsit. Të besuarit e Qatip Osmanit do të tentojnë që të mbyllin gjithçka që në ndeshjen e parë, e cila luhet në Shkup (ora 20:15), ku do të kenë mbështetjen e tifozerisë “Ballistët”.

Në krahun tjetër, ka një mision shumë më të vështirë Drita, që do të ndeshet me skuadrën e Malmos, skuadra kampione e Suedisë. Në “Adem Jashari” të Mitrovicës (ora 20:45) skuadra nga Gjilani do të kërkojë një rezultat sa më pozitiv, edhe pse diferencat janë të mëdha. Drita bëri historinë në raundin paraeliminator, duke u kualifikuar falë dy ndeshjeve të fituara në shtesë, ndaj askush nuk do e ndalojë që të ëndërrojë për të bërë një surprizë të madhe, qoftë edhe vetëm për ndeshjen e parë.

Nëse do të ndodhte që asnjëra nga skuadrat shqiptare të mos kalonte në raundin tjetër, atëherë do të përballeshin në raundin e dytë të Europa Leagues, por të gjithë shpresojmë që si Shkëndija dhe Drita të kenë një rrugëtim sa më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online