“Fola me Muriqin dhe më tha që ka një ofertë nga Anglia”, zbulohet klubi që kërkon “piratin” në janar

Vedat Muriqi rezultoi një nga dështimet e merkatos për Lacion. Sulmuesi shqiptar nuk po arrin të përshtatet as në sezonin e tij të dytë në Serie A dhe e ardhmja me shumë mundësi do të jetë larg Italisë. Dëshira e madhe e “piratit” është të kthehet atje ku pati shkëlqimin më të madh, te Fenerbahçe, por për momentin në drejtim të tij ka ardhur vetëm një ofertë.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes, Dilmen, është shprehur për “TRT Spor” se: “Kam folur me Vedat Muriqin. Dëshira e tij është të kthehet në Turqi, mundësisht me Fenerbahçen. Gjithsesi deri më tani ai ka marrë vetëm një ofertë nga Anglia. E kërkon Hull City”.

Klubi anglez luan në Championship, ku është duke lu.ftuar për mbijetesën. Objektiv të cilin prania e Muriqit në sulm mund ta bënte më të realizueshëm. Megjithatë pritet se të mësohet në janar se çfarë do të vendosë Muriqi së bashku me Igli Taren rreth të ardhmes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *