Serie A kampionati më i vështirë për të shënuar? Mbrojtja italiane është një mit, statistikat vërtetojnë të kundërtën

Sa herë që përmendet futbolli italian fjalë e parë që të vjen në mendje është “katenaçoja“ e famshme. Për vite me radhë Serie A është konsideruar si një nga kampionatet më të vështira për sulmuesit, duke qenë se skuadrat ishin detajiste në fazën mbrojtëse. Por duket se kohërat kanë ndryshuar dhe mbrojtja italiane më tepër i ngjason një miti se sa realitetit.

Një fakt ky që vërtetohet edhe nga statistikat. Kështu Serie A rezulton kampionati në të cilin janë shënuar më shumë gola në gjysmën e parë të sezonit sa i përket 5 ligave më të forta të Europës. Rrjeta është tundur plot 574 herë këtë edicion futbollistik në elitën e Italisë, ndërsa menjëherë pas saj vjen kampionati francez me 531 gola të shënuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online