“E kanë pasion të vjetër”, ish-menaxheri i njohur bën sugjerimin për klubin  e Serie A: Do kisha marrë Kumbullën

Marash Kumbulla është kthyer në një emër të lakuar në prag të merkatos, duke qenë se nuk bën pjesë në planet e Mourinho-s për të ardhmen. Interesimet nuk mungojnë për mbrojtësin shqiptar, ku përveç Torions, në skenë del edhe emri i Napolit, që kërkon të zëvendësojë në janar largimin e Manolas.

Kumbulla është një alternativë e duhur edhe sipas ish-menaxherit të njohur italian, Enrico Fedele, i cili për “Marte Sport Live” është shprehur: “Kumbulla? Një lojtar me eksperiencë dhe një pasion i vjetër për Giuntoli-n. Unë do e merrja”. Kujtojmë se Marashi nuk është një emër i panjohur për Napolin, pasi të kaltrit synuan ta bënin pjesë të tyre që në momentin kur blenë kartonin e Rrahmanin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online