“Fola me Abrahimovic, se pastaj shkon keq”! Tuchel tregon befasinë e vetme që i erdhi nga skema e Guardiolës

Kush do ta kishte menduar se pas një shkarkimi të menjëhershëm nga trajner i PSG, vetëm 6 muaj më vonë gjermani Tuchel do të shpallej kampion europe me Chelsean. Edhe vetë në intervistën pas ndeshjes, Tuchel u shpreh se nuk e kishte imagjinuar kurrë që pas asaj finaleje të humbur ndaj Bajernit, një vit më pas do të ngrinte trofeun e Uefa Champions League.

Ai gjithashtu deklaroi se menjëherë takoi presidentin e “bluve”, ku theksoi se ishte momenti më i bukur, për shkak se më pas gjithçka bëhet e vështirë.

“Fola me presidentin Abramoviç në fushë. Ishte momenti më i bukur, sepse pas kësaj çdo gjë mund të shkojë keq. Kur fitova Kupën e Gjermanisë nuk shkova ditën tjetër në stërvitje me më pak dëshirë apo uri për të fituar. Sigurisht që pas këtij suksesi është koha për të festuar, por gjithashtu është dhe koha për të reflektuar. Kur fillova të punoj si trajner nuk e kisha menduar kurrë se do ta fitoja këtë trofe. Vitin e kaluar e pashë si një dështim, por tani mund të them se kam rilindur”.- u shpreh Tuchel.

Gjithashtu tekniku gjerman u shpreh se e kishte studiuar me përpikmëri mënyrën e rreshtimit të Guardiolës, përveç faktit që Fernandinho nuk u aktivizua nga minuta e parë, ku sipas Tuchel ishte habi për të.

“Ne prisnim që Fernandinho të ishte në fushë, pasi është një shkatërrues i mirë. Por ata zgjodhën një lojë më taktike, duke futur më shumë sulmues”- deklaroi trajneri gjerman. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *