“Floriani ka gjetur sponsorët për publicitet”! Trajneri i Kombëtares: Shqipëria ka boksierë më të mirë se Marku, la për të dëshiruar me të 260 në botë

Trajneri i Kombëtares së Boksit ka folur sa i përket fitores së Florian Markut. Zef Gjoni është shprehur se Shqipëria ka boksierë shumë më të mirë se Marku, që arriti të mbledh jo pak njerëz në Air Albania. Sipas trajnerit të Kombëtares, Floriani ka gjetur vetëm sponsorët e duhur për të reklamuar veten në mënyrën më të mirë të mundshme. Në intervistën e dhënë për “Euronews Albania” përmendet fakti se Miguel Parra, meksikani që u mund me pikë në Air Albania, ishte i 260 në botë.

“Floriani ka gjet sponsorë për t’i bërë publicitet, por ne kemi boksierë që sot janë në nivel më të mirë se Florian Marku në Shqipëri, që janë Alban Beqiri dhe Denis Nurja. Janë specialist, janë një nivel më lartë se Marku. Duke marrë parasysh që kundërshtari i Markut në renditjen e tij është I 30-të në Meksikë, ndërsa në botë është i 260, ku është konkurrenca, për çfarë titulli? Duhet të jetë në vendin e 1 ose të 2 e jo me të 2016. Kjo ndeshje lë për të dëshiruar. Unë nuk e di se ku ka konkurruar në cilën federatë, jam i paqartë. Nëse do të diskutohej ndeshja diku të tjetër do kishte shumë kritika”, tha Gjoni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online