Florian Marku do të hipë sërish në ring më datë 2 prill. Boksieri shqiptar ka konfirmuar duelin e tij të radhës, i cili do të zhvillohet në Neëcastle përballë Chris Jenkins. Ky i fundit numëron 30 ndeshje në karrierën e tij, në të cilat 23 i ka fituar. Florian Marku shprehet i lumtur për arritjen e marrëveshjes së kësaj përballjeje, ndërsa bën të ditur se kërkon të bëjë një deklaratë të madhe në “Utilita Arena”.
“Jam i lumtur që do të kem lu.ftën time të parë të vitit. Do të jetë fillimi i gjërave shumë të mëdha. Më pëlqen të lu.ftoj, kështu që mezi pres të argëtoj tifozët e mrekullueshëm të Newcastle dhe t’u tregoj atyre markën time të luftimeve. Chris Jenkins është një kundërshtar i mirë që ka fituar rripat e kampionatit në Britani. Ky është një vit i rëndësishëm për mua dhe po kërkoj të bëj një deklaratë të madhe në “Utilita Arena” dhe të vendos pjesën tjetër të divizionit welterweight në gatishmëri”, njofton Florian Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/