Flitet për rritje të mëdha të çmimeve, gazetarja tregon letrën e veçantë: U emoionova, kjo është ajo që shqiptarët përcjellin në ditë të vështira

Roma do të luajë në “Air Albania” finalen e Ligës së Konferencës kundër Fejnordit. Një numër tejet i madh tifozësh pritet të zbarkojnë në Tiranë më 25 maj, të cilët do të sjellin përfitime të mëdha financiare për kryeqytetin tonë. Kudo po flitet për rritjen e menjëhershme të çmimeve të hoteleve, por ka edhe nga ata që lirojnë një pjesë të htëpisë së tyre pa pagesë. Në një lidhje direkte për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, gazetarja Alba Kepi ka bërë publike një letër të ardhur në drejtim të saj, ku një tifoz i Tiranës jepte një dhomë të shtëpisë së tij pa asnjë pagesë për tifozët e Romës.

“Do ta nis nga një letër që më ka ardhur sot në e-mail nga një tifoz i Tiranës. U emocionova, pasi ai ofronte një dhomë nga banesa e tij për dy ose tre tifozë romanistë. “E kam një dhomë të lirë“, më tha. E di që kanë vështirësi të gjejnë dhoma të lira hoteli. Madje disa prej tyre kanë prenotuar në Shkodër. Kjo është ajo që ne shqiptarët përcjellim në ditë të tilla të vështira“, ka thënë Gjergji Stefa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online