Mbrojtësi i Tiranës ndodhet në Sarandë dhe aty është takuar me bijën e këngëtares, që mohon një flirt, pasi e ka person të afërt familjar
Mjafton një fotografi pak si intime, ose ndoshta thjesht e rastësishme, për të folur shumë dhe për të dhënë mesazhe që edhe kodi i Da Vinçit do t’i kishte zili. Pak kohë më parë, një fotografi e Xhanluixhi Bufonit dhe prezantues Ilaria D’Amiko në jaht, teksa kjo e fundit po qeshte në një pozicion disi delkat, bëri bujë, teksa gjërat kanë shkuar deri në gjyq. Tashmë, është radha edhe e një bukuroshe shqiptare.
“Eshtë e pabesueshme si disa portale dhe gazeta, pa pyetur askënd për lidhjen që mund të ekzistojë mes personave, edhe miqtë e familjes t’i kthejnë në partnerë!!!!!!”. Eshtë dashur që të postojë këtë status bija e këngëtares së njohur, Eli Fara, bukuroshja seksi Marina, e cila ka postuar dhe foton me mbrojtësin e Tiranës, Albi Doka, pasi përgjatë gjithë ditës së djeshme kanë qarkulluar në portale lajmet e flirtit mes të dyve. Marina dhe Albi janë takuar në Sarandë, ku edhe po kalojnë disa ditë pushime, duke qenë se sezoni për lojtarin nis në shtator.