Flet kapiteni: Ajaks madhështor, e dinim që Reali do vuante! Objektivi? S’ja kam idenë…

0

Matijs De Ligt është vetëm 19 vjeç, por ai mban shiritin e kapitenit tek Ajaksi, luan si titullar me kombëtaren holandeze dhe bashkë me shokët e tij kanë eliminuar Realin e Madridit në Champions, duke u kualifikuar në çerekfinale.

Elegancë, saktësi, forcë, qetësi, personalitet, fizik fantastik për moshën e tij dhe lider. Jo më kot ai kërkohet nga gjysma e Europës. De Ligt i tregoi edhe mbrëmë cilësitë që ka, ndihet i lumtur për suksesin e arritur dhe nuk i vendos limite Ajaksit të tij.

Zhvilluam një ndeshje të madhe në stilin e Ajaksit. Hasëm vështirësi kundër Realit në ndeshjen e parë, por e dinim që të njëjtën gjë do të provonin dhe ata në ‘Santiago Bernabeu’. Ne luajmë futbollin tonë me qetësi, sulmojmë gjithmonë dhe e nisim organizimin e lojës që nga mbrojtja. Ku mund të mbërrijmë? Të shohim, nuk ia kam idenë se deri ku mund të mbërrijmë”, përfundon Matijs De Ligt për “TMW”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.