Matijs De Ligt është vetëm 19 vjeç, por ai mban shiritin e kapitenit tek Ajaksi, luan si titullar me kombëtaren holandeze dhe bashkë me shokët e tij kanë eliminuar Realin e Madridit në Champions, duke u kualifikuar në çerekfinale.
Elegancë, saktësi, forcë, qetësi, personalitet, fizik fantastik për moshën e tij dhe lider. Jo më kot ai kërkohet nga gjysma e Europës. De Ligt i tregoi edhe mbrëmë cilësitë që ka, ndihet i lumtur për suksesin e arritur dhe nuk i vendos limite Ajaksit të tij.
“Zhvilluam një ndeshje të madhe në stilin e Ajaksit. Hasëm vështirësi kundër Realit në ndeshjen e parë, por e dinim që të njëjtën gjë do të provonin dhe ata në ‘Santiago Bernabeu’. Ne luajmë futbollin tonë me qetësi, sulmojmë gjithmonë dhe e nisim organizimin e lojës që nga mbrojtja. Ku mund të mbërrijmë? Të shohim, nuk ia kam idenë se deri ku mund të mbërrijmë”, përfundon Matijs De Ligt për “TMW”.