Flamurtari zyrtarizon fazën greke, priten ende lojtarë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Të premten Sport Ekspres lajmëroi se Flamurtari do të spostohet në Greqi për fazën përgatitore, lajm që është konfirmuar sot nga klubi kuqezi.

Me një postim në faqen e vet zyrtare, Flamurtari ka njoftuar se të dielën do të niset për në Patra, ku do të zhvillojë fazën përgatitore për sezonin e ri.

Sot është zyrtarizuar afrimi i sulmuesit Agustin Torasa, por nuk mbaron me kaq, sepse është çështje orësh dhe do të zyrtarizohet edhe braziliani Elton Kale.

Ndërkaq, vijon kërkimi për një qendërmbrojtës cilësor dhe këtu ka ende dilema, pasi synohet një lojtar që të bëjë diferencën, por shpenzimi nuk duhet të jetë mbi parametrat e vendosura nga klubi kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *