Flamurtari zyrtarizon edhe afrimin e fundit, afrikanin Tungara

Abdulaje Ibrahima Tungara është edhe zyrtarisht i Flamurtarit. Mesfushori me tipare mbrojtëse, prej ditësh në Vlorë, ishte stërvitur dhe kishte bindur trajnerin Duro, i cili ka dhënë miratimin për përfshirjen e tij në skuadër.

Klubi kuqezi ka zyrtarizuar dje emrin e tij si përforcim, edhe pse federimi është bërë që më 31 gusht, sipas rregullores.

Tungara, 20 vjeç, u aktivizua edhe në miqësoren e djeshme të Flamurtarit me ekipin U-19, ndërsa pak orë më vonë erdhi prezantimi si futbollisti më i ri i klubit kuqezi.

Tungara është një tjetër futbollist i huaj që shtohet te Flamurtari, por në bazë të rregullores, është i katërti nga ata që llogariten realisht të huaj, sepse futbollistët nga Maqedonia dhe Kosova llogariten si “shqiptarë”, duke mos u përfshirë në rregullin e lojtarëve të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *