Vlonjatët prej ditësh vijojnë përgatitjet për edicionin e ri në Mavrovë . Synimet për sezonin e ri janë të mëdha dhe gjithçka deri më tani po shkon në rrugën e duhur. Trajneri Shpëtim Duro ka të gjithë grupin në dispozicion, pasi së fundmi është bashkuar dhe sulmuesi brazilian Danilo Alvesh. Pas miqësores së parë të fituar me rezultatin 3-2 përballë Fk Makedonias, kuqezinjtë kanë programuar dhe miqësoren e radhës. Nesër Flamurtari do të masë forcat me Gostivarin, një ndeshje e cila do të luhet në orën 18:00. Stafi teknik do të ketë mundësinë që shohë gjendjen e skuadrës, pasi tashmë skuadra mund të konsiderohet e kompletuar, por nuk përjashtohet ndonjë afrim cilësor, që mund të bëjë diferencën me grupin aktual.