Flamurtari nuk gjen ekip për miqësoren e fundit në Greqi

Miqësorja e tretë e planifikuar për t’u luajtur gjatë fazës përgatitore në Greqi është drejt dështimit për vlonjatët. Fakt është që këtë fundjavë në Greqi luhet kupa e këtij vendi dhe është shumë e vështirë të gjesh kundërshtarë për një test të fundit para kthimit në Shqipëri. Vështirësia qëndron edhe në gjetjen e një skuadre jo të njohur, pasi ky është turi i parë i kupës dhe të gjitha skuadrat janë të përfshira në këtë kompeticion. Miqësorja e tretë greke ishte planifikuar të luhej ditën e diel dhe më pas Flamurtari do të kthehej në Vlorë, për t’u përgatitur për javën e parë të kampionatit. Klubi kuqezi po tenton sërish të sigurojë miqësoren e fundit, por është shumë e vështirë. Nuk përjashtohet mundësia e një ndeshjeje miqësore me Luftëtarin, që po zhvillon edhe fazën përgatitore në Greqi. Sido që të shkojë, vlonjatët do të kthehen ditën e diel dhe fundjavën e ardhshme mund të ketë një test me ndonjë skuadër pranë Vlorës, që do të jetë edhe “prova gjenerale” para Skënderbeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online