“Kur të telefonon Juventus, nuk i tha dot jo”/ Menaxheri i Xhakomo Vrionit: Do ftesën e Rejës te Shqipëria

Xhakomo Vrioni u transferua në orët e fundit të merkatos së janarit te Juventusi. Sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e të rinjëve të bardhezinjve, për të rritur kreditet e tij, pasi sigurisht që hapësira në ekipin e parë është inekzistente për momentin.

Me fanellën e Shqipërisë U-21 ka bërë gjithmonë diferencën, duke folur për një sulmues me të ardhme të madhe. Ndërkohë vetë menaxheri i këtij futboliisti, Silvio Paglari, ka treguar për ofertën e marrë së fundmi dhe objektivin që ka Vrioni.

“Kur të telefonon Juventusi, ti nuk mund të thuash kurrë jo. Unë jam i sigurt që do të bëj mirë deri në fund të sezonit. Vrioni do t’i luajë të gjitha kartat e tij në mënyrën më të mirë, duke shpresuar, ndoshta në një telefonatë dhe ftesë të trajnerit Reja. Djali është i lumtur që është pjesë e një klubi të rëndësishëm”, ka thënë Paglari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online