Flamurtari vazhdon që të kryesojë Kategorinë e Parë. Vlonjatët duket se janë një prej pretendentëve kryesorë për t’u kthyer në elitën e futbollit shqiptar. Këtë herë kanë arritur që të fitojnë ndaj Orikut me shifrat 3-0.
Një fitore bindëse që erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 49 ishte Flores që shënoi, ndërsa më pas Xhonatan dhe Juri vendosën historinë e këtij takimi që shkoi në favor të Flamurtarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/