Video që po i motivon dhe “çmend” të gjithë! Ndeshja që bindi Chelsea për të hequr dorë nga Kevin De Bryune, gabimet e pafundme dhe sot mesfushori më i mirë

Kurrë mos u dorëzo! Video më e mirë për të treguar se përmirësimi vjen gjithmonë me kohën dhe askush nuk ka lindur për të qenë perfekt që në hapat e parë është ajo e Kevin De Bryune. Jo pak motivuese, teksa në “Youtube” janë publikuar disa prej momenteve nga ndeshja e fundit e këtij mesfushori me Chelsea-n.

Pikërisht ajo përballje e Kupës ndaj Sunderland. Atëherë Chelsea ishte në vendin e tretë, ndërsa Sunderland gjendej në vendin e fundit me vetëm dy fitore. Mourinho kishte zgjedhur t’i besonte De Bryune që nga minuta e parë. Gabimet e këtij lojtari ishin të pafundme me humbjen e topit teksa e kishte në zotërim, ndërsa dukej mision i pamundur që të shihje edhe një pasim të saktë prej tij që të shkonte te shokët e skuadrës.

Menjëherë pas kësaj ndeshje do të vinte edhe largimi drej Wolfsburg, ndërsa aktualisht te Manchester City, Kevin De Bryune është lojtari më i mirë në botë për rolin e tij. Një video kjo që ia vlen për t’u parë dhe për të kuptuar sesa larg mund të mbërrihet me orë të gjata të punës, pa u dorëzuar, pavarësisht sa larg duket objektivi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online