Flamurtari ka zyrtarizuar miqësoren e parë. Djemtë e Ilir Dajës do të zbresin në fushë mbrëmjen e sotme, në orën 20:00. Vlonjatët do përballen me ekipin grek të APOK Veluçi.
Këta të fundit garojnë në kategorinë e tretë të futbollit grek dhe ndeshja do të luhet në “Athletic Center”.
Edhe pse përballë nuk është një ekip cilësor, shihet me mjaft interes prezantimi i parë i Flamurtarit të Dajës. Kuqezinjtë vazhdojnë merkaton, edhe pse deri më tani kanë afruar në gjirin e tyre lojtarë cilësorë si: Koliçi, Torrasa, Kale (akoma nuk është zyrtare), Batha dhe Kotobelli.
Flamurtari ka ndryshuar dhe pankinën me emërimin e Ilir Dajës, për të cilin do të jetë 90-minutëshi i parë si vlonjat.
https://www.facebook.com/FlamurtariFaqjaZyrtare/photos/a.953187208090135.1073741829.951843864891136/2103124746429703/?type=3&theater