Tushe i jep fund aventurës malteze, firmos në Kosovë

Gerald Tushe, i ka dhënë fund aventurës 2-vjeçare në futbollin maltez. Mesfushori ka filluar një kapitull të ri në karrierën e tij duke debutuar për herë të parë në kampionatin kosovar me skuadrën e Lirisë së Prizrenit.

Tushe ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin prizrenas. Liria e sezonit të ardhshëm pritet të jetë krejt ndryshe nga ajo e sezonit të kaluar, ku nën drejtimin e teknikut korçar Blendi Shkëmbi, u renditën të pestët në renditje.

Futbollisti mëngjarash është një produkt i akademisë së Tiranës dhe në vitet e para të karrierës i ka luajtur po me ekipin bardheblu. Eksperienca të tjera të Tushes në Shqipëri janë ato me ekipet e Partizanit, Dinamos, Mamurrasit dhe Tërbunit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online