Flamurtari evidenton shkeljet e Disiplinës, ja pse dënimi është i gabuar

Katër ndeshje pa tifozë, për… parulla e shprehje ofenduese! Ky është vendimi i Komisionit të Disiplinës në FSHF, që ka masakruar Flamurtarin, duke i mbyllur dyert e stadiumit dhe duke i shkaktuar një dëm kolosal.

Klubi kuqezi si fillim ka nxjerrë një deklaratë për mediat në faqen e vet në Facebook, ku evidenton edhe shkeljet e Disiplinës, që ka dhënë një dënim që nuk lidhet me ofendimet, por me hedhje sendesh e fishekzjarrësh.

POSTIMI I FLAMURTARIT

Vazhdon masakra e FSHF-së ndaj Flamurtari Football Club .

Vendimi i sotëm i KSD si më poshtë :

1 . Flamurtari” F.C, për përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur parulla e shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimit e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë .

– Vendimi i KDS nuk është i bazuar në rregullore

Neni 66

Përgjegjësia për sjelljen e spektatorëve

Pika 1 . Personat juridikë, shoqatat dhe/ose klubet mikpritëse të ndeshjeve janë përgjegjëse për sjelljen e gabuar të spektatorëve, pavarësisht se faji mund të kryhet me vetëdije apo pa vetëdije, dhe si rrjedhim dënohen me gjobë në çdo rast. Mund të vendosen edhe dënime të tjera në rastin e verifikimit të ngjarjeve të rënda. Pika 3 . Sjellje e gabuar përfshin akte të dhunës ndaj personave ose objekteve, lëshimi ose hedhja e mjeteve ndezëse, hedhja e fishekzjarrëve, paraqitja e parullave politike ose

ofenduese të çfarëdolloj forme, shprehja e fjalëve ose zhurmave/tingujve ofenduese, ose hyrja në fushën e lojës.

Në rastin e verifikimit të shkeljeve si më sipër ndaj personave juridikë, shoqatave dhe/ose klubeve ku konsiderohen si mbështetës spektatorët kundërvajtës, do të jepen dënimet si më poshtë:

germa b). Në rastin e hedhjes së mjeteve ndezëse, hedhjes së fishekzjarrëve, hedhjes së gurëve ose sendeve të tjera brenda rrethimit të fushës së lojës, duke shkaktuar akte të dhunës ose ndërprerje të përkohshme të lojës, sanksionohen me ndalimin e zhvillimit të ndeshjes në stadiumin përkatës për jo më pak se 4 (katër) ndeshje pa spektatorë .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online