Flamurtari bëhet gati, javën tjetër në fushë

Me në fund nisin të lëvizin gjërat te Flamurtari. Klubi vlonjat do të zbresë në fushë të hënën, pasi kjo është dita e caktuar nga drejtuesit e klubit vlonjat për të nisur nga puna.

Trajneri Ilir Daja do të firmosë në ditët e ardhshme, ashtu si disa nga futbollistët e sezonit të shkuar, si Useini, Bushiç e Musta.

Pjesa dërrmuese e skuadrës do të përbëhet nga lojtarët vlonjatë të sezonit të shkuar, duke nisur nga portierët Sali e Qipro e me radhë.

Skuadra do të nisë nga përforcimet gjatë korrikut dhe priten shumë emra të rinj, për të ndërtuar një ekip pretendent, pasi Sinan Idrizi synon sërish të tentojë ndërtimin e një ekipi ambicioz, aq më shumë që tashmë Superiorja ekuilibrohet nga dobësimi i Skënderbeut, që ka humbur lojtarë shumë të rëndësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online