Flamurtari e kishte kompletuar prej kohësh grupin e futbollistëve të sezonit të ri dhe flitej se mund të kishte ndonjë afrim të fundit, nëse trajneri Shpëtim Duro do ta shihte të arsyeshme, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Vlonjatët nuk kanë bërë asnjë afrim në ditën e fundit të merkato, kështu që sezonin e ri do ta përballojë me këtë grup, të paktën deri në janar.
Afrimet e Flamurtarit
Adis Nurkoviç
Goran Siljanovski
Ditmar Bicaj
Muhamedin Useini
Emiljano Musta
Ardit Hoxhaj
Viktor Xhufo
Lejdi Liçaj
Artim Pollozhani
Lansinet Sidibe
Seku Kamara
Ibrahim Tungara