Flamurtar pa motiv, Partizani merr një fitore që vlen pak

Priste një lajm të mirë nga Kamza Partizani, por ai lajm nuk erdhi. Sot të kuqtë duhej të fitonin në Vlorë dhe më pas të shpresonin që të ndalej Laçi, por kurbinasit u treguan perfektë në finalen e Kamzës.

Kjo do të thotë që Partizani mbetet i pesti në renditje dhe vetëm nëse Teuta merr pikë në Laç të mërkurën, mund të kalojë i katërti. Duket mision i pamundur, Teuta është jashtë valles së mbijetesës.

Në Vlorë ishte si një miqësore, aq sa lind pyetja pse Flamurtari shpenzoi për të shlyer dënimin e fushës.

Vlonjatët luajtën pa shumë titullarë, provuan të rinjtë, në fund fitoi Partizani 2-1 pa u lodhur shumë. Rezultat që nuk vlen shumë, sezoni quhet dështim për të dyja palët.

 

SUPERIORE

E shtunë, ora 16:00, stadiumi “Flamurtari”

Flamurtari – Partizani       1-2

Shënues: Musta 90’ / Abdurahimi 34?, Progni 71?

Flamurtari: Sali, Siljanovski, Deliaj, Veliu, Zuka, Sidibe, Hyseni (Useini 57?), Maze (Musta 69?), Rrapaj, Tushi (Muarem 63?), Bushiç. Trajner:

Partizani: Xhika, Kalari, Gojkoviç, Belica, Ibrahimi, Telushi (Batha 46?), Mala (Fejzullahi 57?), Trashi, Abdurahimi, Asani (Bardhi 74?), Progni. Trajner: Klevis Dalipi.

Kartonë të  verdhë: Rrapaj 85’ / Telushi 25?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *