“Fitues mund të jesh, por nuk do të kujtohesh për asgjë”! Redi Jupi tregon se Egnatia do të mbahet mend më gjatë se Tirana dhe Partizani këtë Superiore

Redi Jupi është shprehur se Egnatia do të mbahet mend më gjatë se Tirana dhe Partizani për këtë sezon në Superiore. Pavarësisht se dy ekipet e kryeqytetit po luftojnë për titullin kampion, skuadra e drejtuar nga Tetova po rezulton si surpriza e bukur.

“Fitues mund të jesh, por kur je fitues vetëm me statistika, nuk mbahesh mend për asgjë. Problemi është që gjatë këtij rrugëtimi të lësh mbresa, emocion. Mund të jesh i dyti dhe të lësh më shumë emocion dhe mbresa se vendi i parë.

Unë kam përshtypjen se Egnatia do të mbahet më shumë mend në këtë kampionat se vendi i parë dhe i dytë. Tirana ka gabuar, por ka qenë më solide se Partizani”, tha Jupi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online