“Fitues dhe luftëtar i jashtëzakonshëm”, Mavraj merr zemër: Do luftojmë!

Mërgim Mavraj u largua nga Aris Selanik pas vetëm pak muajsh. Qendërmbrojtësi nuk e ka fshehur zhgënjimin që përjetoi nga eksperienca në Greqi dhe tanimë do të jetë pjesë e skuadrës gjermane të Ingolstad. Për kapitenin e kombëtares misioni nuk është i lehtë, pasi ekipi i tij i ri renditet në vendin e fundit në Bundesliga 2.

Gjithsesi optimizmi nuk mungon, teksa pas prezantimit të Mavrajt, Haralad Gartner, një nga zyrtarët e klubit gjerman, është shprehur për sajtin zyrtar të klubit: “Mërgimi sjell me vete cilësitë që na duhen për të qëndruar në ligë dhe për të arritur qëllimin tonë sezonal. Ai është një fitues absolut, e njeh mirë futbollin gjerman dhe është një luftëtar i jashtëzakonshëm”.

Edhe vetë Mavraj ka thënë fjalët e tij: “Unë jam i bindur se ne do të luftojmë në mënyrën tonë dhe do të dalim nga situata aktuale. Në karrierën time kam përjetuar momente të ngjashme dhe tani dëshiroj të sjell këtu përvojën dhe mentalitetin tim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online