Llapi ka siguruar biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës. Skuadra nga Besiana ka fituar me rezultatin 2-0 kundër Gjilanit, duke lumturuar trajnerin Tahir Batatina. Ky i fundit është bërë “me krahë“ nga ky kualifikim, teksa ka thënë pas sfidës se kur kryen zëvendësimet arrin të shkatërrojë edhe Murinjon si kundërshtar.
“Kemi dominuar ndaj Gjilanit në çdo aspekt, sidomos në pjesën e dytë me ndërrimet që i bëra. Kur i bëj ndërrimet edhe Murinjon ta shkatërroj si kundërshtar. Me Fazliun dhe Firminon e kam ditur se do ta dominoj dhe do ta fitoj ndeshjen. Llapi është më i përgatitur se të gjitha ekipet, ka potencial dhe mendoj se kupa sërish do të vijë në duart tona”, është shprehur Tahir Batatina, raportin “Indeksonline”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/