Atalanta ka arritur që të fitojë kundër Napolit me shifrat 0-3 në transfertë. Një fitore e madhe dhe me shumë vlera për ekipin nga Bergamo. Golin e parë të takimit e realizoi Miranchuk në minutën e 26, ndërsa në të 45, Scamacca shënoi të dytin.
Në pjesën e dytë, nuk kishte vend për shumë ndryshime, teksa në të 88, Koopmeniers mbylli gjithçka. Berat Gjimshiti e nisi nga stoli në këtë takim për shkak të lodhjes fizike nga ndeshjet me Shqipërinë, por do të aktivizohej në të 67 ku mori vendin e Kolisinac. Pas kësaj fitore, Atalanta kalon Napolin dhe merr vendin që të dërgon në Europë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/