I shënoi golin e humbjes ekipit që është afër Premier League, Anis Mehmeti futet në formacionin e javës

Anis Mehmeti realizoi një gol fantastik në ditën e djeshme për Bristol City. Një gol me vlerë tre pikësh, teksa skuadra e tij arriti të fitonte me shifrat 1-0 kundër Leicester. Këta të fundit janë shumë afër ngjitjes në Premier League.

Ky gol i rëndësishëm dhe me peshë e ka futur Anis Mehmetin në formacionin më të mirë të javës. Mehmeti ka munguar në listën e Shqipërisë për ndeshjet e marsit, teksa Silvinjo nuk zgjodhi që ta grumbullonte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/