Eliud Kipçoge, i cili njihet si ‘maratonisti më i madh i kohërave moderne’, ka triumfuar në maratonën e Berlinit duke thyer rekordin botëror. 33-vjeçari kenian ka regjistruar kohën 2 orë 01’39’’, duke thyer rekordin e patriotit të tij, Denis Kimeto, i cili regjistroi kohën 2 orë 2’57’’ para katër vitesh.
Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy atletët e tjera nga Kenia, Amos Kipruto (2 orë 06’23’’) dhe Uillson Kipsang (2 orë 06’48’’).
Kipçoge, i cili u shpall kampion bote në Paris në vitin 2003 në garën e 5 mijë metrave në moshën 18-vjeçare dhe kampion olimpik në fuqi në garën e 42 km, ka fituar në 10 nga 11 maratonat në të cilat ka marrë pjesë gjatë karrierës së tij.
“Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës. Nuk gjej fjalët e duhura për të komentuar këtë arritje. Më kishin thënë që mund ta thyeja rekordin dy herë, por jo për herë të tretë. Kishin të drejtë. Kilometrat e fundit ishin të vështirë, por isha përgatitur mirë dhe dua të falënderoj trajnerin tim”, komenton keniani pas fitores së arritur me rekord botëror.