Fitore dhe polemika, Barcelona qëndron +4 nga Valencia

Xherard Deulofeu shënoi një gol që ka ngjallur shumë debate dhe Barcelona arriti të fitonte 2-0 ndaj Malagas, duke ruajtur e qetë kreun e tabelës në La Liga.

Deulofeu kishte 16 ndeshje që priste të shënonte dhe ia doli që në minutën e dytë të ndeshjes, kur Dinj i pasoi një top që në fakt u duk se kishte dalë jashtë fushe.

Andres Iniesta shënoi golin e parë personal në më shumë se një vit, duke u dhënë golin e sigurisë Barcelonës pas pushimit dhe duke shuar shpresat e Malagas për barazim.

Nuk ishte Barcelona më e mirë e mundshme, por sezonin e shkuar nuk e kishte mundur në asnjë përballje Malagan, ndaj fitorja ishte prioriteti. Në një ndeshje mjaft të mbyllur, Mesi nuk pati shumë shanse, por dha pasimin final për Iniestës në minutën e 56-të. Argjentinasi është përfshirë në 500 gola të Barcelonës, në 391 në La Liga (360 gola dhe 140 asiste).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *