Pas paraqitjes së bukur ndaj Luganos, ka folur edhe Luçiano Spaleti, trajneri i Interit. Ai komentoi kështu fitoren në miqësore: “Lugano ka karakteristika presingun dhe agresivitetin, ndaj edhe e kërkova këtë miqësore. Test i rëndësishëm”
“Prisja edhe më shumë vështirësi sepse muskujt janë në momentin ku nuk duhet shtrënguar. Duhet të mos krijojmë probleme dhe përgatitja të vijojë ashtu si duhet. Sot ishte një test i vërtetë, mbaroi mirë, kemi shënuar dhe xhiruar topin.
Kompaktësia duhet të jetë një sasi. Të rinjtë? Gjithçka mirë. Lautaro ka treguar menjëherë forcën e tij fizike që merr top shpatulla pas porte, ndërsa Asamoah ka treguar eksperiencën dhe sidomos dominimin në krah. De Vrij ka bërë mirë me katër, Naingolan atë që presim nga ai”.