Pas triumfit të Mançester Junajtid në mesditë, në supersfidën kundër Totenhemit, edhe emrat e tjerë të mëdhenj të Premier Ligës kanë imituar Djajtë e Kuq.
Mançester Siti kryesues fitoi 3-2 në Uest Bromuciç Albion, duke arritur fitoren e 13-të rresht në të gjitha kompeticionet. Fitore e shkëlqyer, shumë më e lehtë nga ç’tregon rezultati, me Sane e Fernandinjo që shënuan që në 15 minutat e para dhe Stërling që shënoi golin e sigurisë pas një ore lojë, ndërsa vendasit barazuan fillimisht, ndërsa golin e dytë e shënuan në shtesë. Mançester Siti nuk e kishte nisur kurrë kaq mirë një sezon në Premier Ligë, me 28 pikë dhe golaverazh +29 në 10 ndeshje.
Liverpuli fitoi 3-0 dnaj Hadërsfildit, por të gjithë golat erdhën në pjesën e dytë, ndërsa Salah humbi 11-metërsh në fund të pjesës së parë. Starixh, Firmino e Uijnaldum autorët e golave të fitores që afron vendin e katërt.
Më shumë vuajti Arsenali, që fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Suonsit. Uellsianët shënuan me Klukas në minutën e 22-të, por Kolashinac e Ramsej shënuan në minutat 51 e 58.