Fitoi gjyqin në FIFA, Berisha 31 mijë euro nga Vllaznia dhe gati ekipin e ri

Sedat Berisha fiton gjyqin në FIFA me Vllazninë, që e detyron klubin të paguajë 31 mijë euro, bazuar në kontratën e firmosur me mbrojtësin. 28-vjeçari i lindur në Shkup u transferua në merkaton e janarit te shkodranët, por me situatën kaotike që ekzistonte në skuadër dhe rënien e mëvonshme nga kategoria, nuk ishte shlyer nga klubi.

Drejtuesit e Vllaznisë pretendonin se Berishës do ti mbaheshin pagesat e dy muajve në formë gjobash, si masë për largimin e ekipit nga elita. Vendim i pabazuar në asnjë prej pikave të kontratës, që solli prishjen e marrëdhënieve mes palëve dhe lojtari që kishte si zgjidhje të vetme kalimin e çështjes te FIFA. Institucioni që drejton futbollin botëror i dha të drejtë.

Vllaznia detyrohet të paguajë Sedat Berishën, që do të marrë edhe dokumentacionin nga klubi, për të vazhduar karrierën diku tjetër. Gjasat janë që mbrojtësi të vazhdojë të luajë në Kategorinë Superiore,  me një prej emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptar. Gjithçka do të zyrtarizohet në orët në vijim, pas mbylljes së proçedurave në Federatën Shqiptare të Futbollit, për tërheqjen e dokumentacionit nga Vllaznia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online