Fitoi gjithçka mundi me Bajernin/ Flik njofton largimin nga bavarezët, hapet rruga për stolin e Kombëtares

Hansi Flik ka bërë një njoftim të befasishëm pas fitores së sotme kundër Volfsburgut. Trajneri gjerman ka lajmëruar mediat e pranishme në konferencë se i ka komunikuar lojtarëve dhe klubit për ndërprerjen e kontratës. Në këtë mënyrë, Flik do të jetë i lirë me përfundimin e këtij sezoni.

Tekniku 56-vjeçar fitoi gjithçka mundi me Bajernin e Mynihut sezonin e shkuar, kur e ktheu gjigantin bavarez në makinerinë më të frikshme në Kontinentin e Vjetër. Trofe dhe fitore të njëpasnjëshme e përndoqën një vit më parë, duke u bërë një nga trajnerët më në zë të momentit.

Por largimi i tij në verë nga bavarezët i hap rrugën për stolin e Kombëtares gjermane. Pas përfundimit të Kampionatit Europian, Joakim Lëv do të lërë drejtimin e “pancerave” dhe emri i Hansi Flik është ai më i lakuari për të qenë timonieri i Gjermanisë, me synimin e vetëm kthimin e lavdisë së kësaj Kombëtareje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *