Trajneri i Bate Borisov është i bindur se ekipi më i mirë fitoi në përballjen me Partizanin, sa i përket dy ndeshjeve në total. Të kuqtë shpërdoruan shumë raste për shënim dhe bjellorusët shënuan dy gola me dy goditje në portë.
“E di, ndonjëherë duhet të kesh durim. Fatkeqësisht, futbolli nuk është gjithmonë i bukur, krijues. Ky është pikërisht rasti. Djemtë treguan cilësi morale dhe me vullnet të fortë.
Ndonjëherë është më shumë sesa të jesh në gjendje të lëvizësh siç duhet. Jo gjithmonë futbolli cilësor të çon në rezultat. Më i forti i dy ndeshjeve fitojë, por në të njëjtën kohë do të vërej se kundërshtari ishte mjaft i mirë. Në thelb kundërshtari krijoi raste në fillim të pjesës së parë dhe më pas i mbajtëm mjaft mirë”, tha trajneri i Bates. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/