“Fitimi i përvojës me kampionët është i mirë”, Barzagli përkrah kalimin e Asllanit te Interi: Do rritet me Brozoviçin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Andrea Barzagli mendon se Kristjan Asllani është gati të hedhë hapin e madh në karrierën e tij. I ftuar në studion e “DAZN”-it, ish-mbrojtësi i Juventusit është shprehur se 20-vjeçari shqiptar mund të mësojë shumë nga Brozoviç te Interi dhe më pas, me përgatitjen e duhur do të fitojë edhe fanellën e titullarit.

“A është Asllani gati për kapërcimin e madh në një klub si Interi? Ai gjithashtu mund të jetë aty për të mësuar në një skuadër të atij niveli. Fitimi i përvojës me kampionët mund të jetë i mirë për ju. Për më tepër, nëse jeni të mirë dhe të përgatitur, atëherë mund ta merrni vendin edhe vendin e titullarit. Pra, po, mund të fillojë si një rezervë e Brozoviçit dhe të rritet më tej”, ka thënë Andrea Barzagli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *