Ukraina e Andrij Shevçenkos vazhdon në rrugë të mbarë. Sot ka mposhtur Luksemburgun falë një goli të Jaremçuk dhe në katër ndeshje numëron 10 pikë të grumbulluara. Serbia ka marrë fitoren e parë, pasi mundi 3-0 Lituaninë. Joviç realizoi një perlë. Detyrim ky triumf, ndërkohë Portugalia ishte pushim dhe ka dy ndeshje më pak se Ukraina.
Grupi B
Ukrainë-Luksemburg 1-0
Shënues: Jaremçuk 6’
Serbi-Lituani 3-0
Shënues: Mitroviç 20’, 34’, Joviç 35’
Danimarka ka marrë fitoren e parë, ndaj një Gjerogjie që nuk rezistoi dot. Dolberg, Polsen dhe Eriksen e “çmontuan” ekipin kundërshtar. Irlanda nuk ndalet, pasi theu 1-0 Gjibraltarin që shënoi në portën e vet dhe mban kreun e grupit D.
Grupi D
Danimarkë-Gjeorgjia 5-1
Shënues: Dolberg 14’, 63’ Eriksen 30’ (pen.), Polsen 73’, Braitvajt 93′ / Ljobanidze 25’
Irlandë-Gjibraltar 1-0
Shënues: Çipolina 29’ (aut.)
Spanja marshon në grupin F dhe ndaj Suedisë janë dashur dy penallti për të zgjidhur takimin. Iberikët dominuan ndeshjen, por goli nuk po vinte kur ishin luajtur një orë lojë. Një prekje me dorë në zonë u konsiderua penallti dhe kapiteni Serxho Ramos nuk fali, duke shënuar golin e shtatë personal në 8 ndeshjet e fundit me kombëtaren e tij. Më pas ishte Morata që realizoi edhe golin e dytë, po me penallti, ndërkohë që pati kohë edhe për një gol të Ojarzabal.
Spanja kryeson grupin me 4 fitore, ndërkohë që ndjekin Suedia dhe Rumania me 7 pikë. Rumunët nuk kanë falur në transfertë kundër Maltës. Norvegjia ndërkohë ka marrë fitoren e parë, teksa ka mposhtur Ishujt Faroe falë Xhonsen. Ky i fundit shënoi dy herë në portën e skuadrës vendase.
Grupi F
Spanjë-Suedi 3-0
Shënues: Ramos 63’ (pen.), Morata 84’ (pen.), Ojarzabal 87′
Ishujt Faroe-Norvegji 0-2
Shënues: Xhonsen 49’, 83’
Maltë-Rumani 0-4
Shënues: Pushkash 7’, 29’, Çipciu 34’, Man 91′
Polonia tregon formë të mirë, duke mundur me rezultatin 4-0 Izraelin. Piatek ishte ai që zhbllokoi shifrat, për t’i lënë radhën Levandovksit dhe Grosickit. Kadzior në fund plotësoi “pokerin” dhe kështu polakët marrin fitoren e katërt në grup.
Austria ka përmbysur Maqedoninë e Veriut, me Arnautoviç që realizoi dy herë dhe i dha fitoren skuadrës së tij. Triumf i thellë pë Slloveninë, që realizoi pesë herë në portën e Letonisë në transfertë.
Grupi G
Maqedoni e Veriut-Austria 1-3
Shënues: Hintereger 18’ (aut.) / Lazaro 39’, Arnautoviç 61’ (pen.), 82’
Poloni-Izrael 4-0
Shënues: Piatek 35’, Levandovski 56’ (pen.), Grosicki 59’, Kadzior 84’
Letoni-Slloveni 0-5
Shënues: Cërnigoj 24’, 27’, Iliçiç 29’, 44’, Zajc 47’