Firma me Juventusin ishte dhurata për ditëlindje, Vlahoviç “arratiset“ nga Firence në 3 të mëngjesit dhe thyen rregullat e karantinës

0

Juventusi ka zyrtarizuar sot transferimin e Dushan Vlahoviçit. Futbollisti serb është sulmuesi më i ri i bardhezinjve dhe firma erdhi pikërisht në ditëlindjen e tij të 22-të, duke i bërë kështu një nga dhuratat më të bukura të jetës së tij.

Ky transferim ka bërë bujë të madhe jo vetëm për shifrën e derdhur në arkat e Fiorentinës, por edhe për mënyrën e largimit të lojtarit nga Firence. Vlahoviç ka lënë qytetin në orën 3 të mëngjesit për të udhëtuar drejt Torinos, ku mbërriti me të zbardhur dita.

Problemi qendron në faktin se sulmuesi serb kishte rezultuar pozitiv mëngjesin e së shtunës dhe duke qenë i vaksinuar me të tre dozat duhej të qendronte i karantinuar vetëm për 7 ditë. Afat ky që nuk është respektuar nga 22-vjeçari. Për këtë situatë kanë reaguar edhe autoritetet lokale të shëndetësisë së bashku me kryebashkiakun e Firencës, të cilët e kanë paralajmëruar edhe dënime penale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.