“Ia thashë hapur, nuk di asgjë për ty”! Trajneri serb dyshues te Jurgen Çelhaka: Do të rrezikoja po të thoja se ka aftësi të spikatura

Legia e Varshavës ka mbyllur fazën përgatitore në Dubai dhe tani është gati për misionin e vështirë në kampionat. Aleksandar Vukoviçi kishte kohën e mjaftueshme për të krijuar idenë e tij për skuadrën që do të përdorë për pjesën e mbetur të sezonit. Në një intervistë për “Sport.tvp.pl”, trajneri i ekipit polak ka folur edhe për Jurgen Çelhakën. Tekniku serb duket se ka qenë dyshues për mesfushorin shqiptar, teksa deklaron se që në fillim ia ka thënë hapur faktin se nuk di asgjë për të. Nga java në javë përshtypjet bëhën gjithnjë e më pozitive, por pavarësisht kësaj Vukoviç shprehet se Çelhaka nuk zotëron aftësi që spikasin menjëherë në mesin e fushës.

“Çelhaka është një lojtar të cilit i thashë drejtpërdrejt se nuk di asgjë për të. E lashë të dilte në fushë në vjeshtë, sepse doja të shihja aftësitë e tij. Unë di shumë më tepër për Çelhakën dhe më pëlqejnë shumë gjëra. Për shembull, kur ai luan, stërvitet dhe sillet në fushë. Ka karakter dhe është i lëvizshëm. Do të rrezikoja me tezën se ai ka aftësi të spikatura në mesin e fushës. Para fillimit të turit do të flasim për pritshmëritë, edhe pse duhet të jetë i durueshëm sepse më pas do të ketë shansin e tij. Ai mund të jetë ai që fiton diçka gjatë pranverës”, ka tënë Aleksandar Vukoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online