Financat për sezonin e ri, fati i Dinamos vendoset në fundjavë

Dinamo prej vitesh po garon në Kategorinë e Parë, ndërkohë që edhe financiarisht klubi nuk është se ka qenë në pozita fort të mira. Këtë e tregon edhe fakti që nuk po realizohet dot objektivi për t’u rikthyer në Superiore.

Kohët e fundit pranë bluve ishin shfaqur vëllezërit Nuri, të cilët kanë dhënë ndihmesën e tyre në aspektin financiar për Dinamon. Gjithsesi edhe për këta zërat kanë qenë të shumtë për një distancim nga klubi.

 

Burime zyrtare pranë klubit të Dinamos, bëjnë me dije se donatorët nuk janë larguar. Në këto rrethana duket se ata ende e vazhdojnë kontratën prej xhentëlmenësh me klubin. Sezonin e fundit te Dinamo korrektësia në aspektin financiar ka qenë për t’u lavdëruar.

Burime pranë administratorit të Dinamos, Ismet Saliaj, sot deklaruan për SportEkspres.com se ai do takohet këtë fundjavë me donatorët Nuri, dhe mundësitë janë që marrëdhënia e sezonit të kaluar të vazhdojë. Takimi është kërkuar nga të dy palët. Shenjat deri tani duken pozitive, ndërkohë që të gjithë presin rikthimin e Dinamos në elitë.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *